Flash News

KRYESORE

Investimi u shit sot si punë e Veliajt, zyrtarja e PD-së i publikon videon: Punë e inaguruar nga Basha

Investimi u shit sot si punë e Veliajt, zyrtarja e PD-së i publikon

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shitur sot si punë të tij investimin në Njësinë 7 te Dogana, rrugën e inaguruar në 2013-n nga Lulzim Basha.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar në Facebook një video, ku e njëjta rrugë inaugurohet dy herë, nga Basha në 2013-n dhe nga Veliaj sot.

Veliaj vazhdon te inaguroj punet e nisura nga Basha.

Pati fat qe gjeti nga Basha projekte dhe para gati nga investitoret e huaj dhe vendas se ndryshe nuk do dinte cfare bilanci te bente ne fund te mandatit te tij.

Investimi qe u shit sot si pune e Veliajt ka nisur ne 2013 nga Lulzim Basha. Ndersa investimi i tij i vetem, origjinal, per Tiranen eshte Betoni, Mashtrimi dhe Korrupsioni qe i mori jeten Ardit Gjoklajt.

Banoret e ketij blloku e dine te verteten dhe askush nuk habitet me nga Mister Mashtruesi”, shkruan Zhupa.

Të fundit