Flash News

KRYESORE

Inzaghi kritika Strakoshës: S'mbaj mend të ketë pritur ndonjë top kundër Interit

Inzaghi kritika Strakoshës: S'mbaj mend të ketë pritur

Mbrëmjen e djeshme, ekipi i Lazios u mund  nga Interi me rezultatin 3-0 dhe kritikat si nga jashtë dhe brenda klubit nuk kanë munguar.

I parë që ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj ekipit të tij, ishte pikërisht trajneri Inzaghi, i cili nuk ka lënë pa kritikuar edhe performancën e portierit shqiptar, Thomas Strakosha.

“Në këto ndeshje nuk mund t’i lejojmë vetes që të pësojmë gola si ai i pari që shënoi Interi. Nuk kujtoj dot asnjë pritje të Strakoshës në këtë ndeshje. Interi gjithsesi e meritoi fitoren dhe nuk duhet të kërkojmë justifikime”, deklaroi Inzaghi.

Tekniku italian shtoi gjithashtu se mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, vazhdon të ketë probleme me dëmtimet dhe ndoshta nuk do të rekuperohet për ndeshjen e fundjavës.

Të fundit