Flash News

KRYESORE

Irak/ Dy raketa bien afër ambasadës amerikane në Bagdad

Irak/ Dy raketa bien afër ambasadës amerikane në Bagdad
Dy raketa katjushka shpërthyen brenda territorit të fortifikuar të “Zonës së Gjelbër” afër ambasadës amerikane në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Tensionet mes amerikanëve dhe iranianëve vazhdojnë që të jenë mjaft të mëdha. Kjo ngjarje vjen pasi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Irani lëshoi raketa të cilat goditën dy bazat amerikane në Irak. “Reuters” raporton se njëra nga raketat ra 100 metra më larg ambasadës amerikane. Në “Zonën e Gjelbër” gjenden ndërtesat qeveritare dhe ndërtesat e misioneve të huaja. Ushtria irakiane konfirmoi se nga goditja e dy raketave nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Të fundit