Flash News

KRYESORE

Iraku dhe Turqia fillojnë manovrat ushtarake pas referendumit kurd

Iraku dhe Turqia fillojnë manovrat ushtarake pas referendumit kurd

Iraku dhe Turqia kanë nisur sot manovrat ushtarake në kufirin e tyre të përbashkët, një ditë pasi votuesit në rajonin autonom të Kurdistanit, kanë treguar mbështetjen e tyre për pavarësinë nga Bagdadi.

Shefi i Shtabit të ushtrisë irakiane, gjeneralmajor, Othman al-Ghanmi, tha se të dy vendet kanë nisur manovra ushtarake  të shkallës së gjerë, përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Rajoni i Kurdistanit të Irakut është vënë nën presion të madh ndërkombëtar, përpara votimit, i paralajmëruar nga shumë vende, përfshirë SHBA-në, se ajo mund të destabilizonte rajonin.

Bagdadi e ka quajtur në mënyrë të përsëritur, votimin për pavarësinë e Kurdistanit si antikushtetues.

Gjatë një deklarate,  presidenti turk,  Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar dje se do të mbyllte një naftësjellës që përdorej nga Kurdistani iraken,  për të dërguar naftën bruto në Turqi si edhe tregjet globale, duke qënë kundër këtij votimi

“Më shumë se 90 për qind e votuesve kurd të Irakut,  thanë se janë në favor të pavarësisë”, sipas rezultateve fillestare nga komisioni zgjedhor, në Erbil.

Rezultati i referendumit përfundimtar pritet të dalë brenda tre ditëve.

Të fundit