Flash News

KRYESORE

Irina braktis Bradley-n, modelja largohet nga shtëpia

Mesa duket dyshja Irina-Bradley, pavarësisht përpjekjeve, nuk mund të jenë më bashkë. Prej kohësh përflitej për një krisje në marrëdhënien e tyre, por tashmë i paska ardhur fundi. Modelja ruse është larguar nga shtëpia dhe ky është hapi i parë i braktisjes nga ana e saj. Prej vitit 2015 Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë në një lidhje dhe bashkë kanë një vajzë 2-vjeçare, Lea De Seine. Një burim për “The Sun” u shpreh se gjërat janë ftohur shumë mes Bradley-t dhe Irina-s.

“Ata nuk kanë qenë mirë për disa muaj dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë nëse ajo do të shkonte në shtëpinë e saj. Nuk duket se ka mbetur shumë kohë për të dy, para se t’i japin fund njëherë e mirë”.

Vajza e tyre ka qenë arsyeja e vetme që ka mbajtur bashkë modelen 33-vjeçare dhe aktorin 44-vjeçar.

Të fundit