Flash News

KRYESORE

Irina Shyak tregon pse e mban private martesën me Bradley Cooper

Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë prej kohësh të martuar dhe bashkë kanë dhe një vajzë, por ndryshe nga lidhja e mëparshme me Cristiano Ronaldon, modelja ruse me Bradleyn nuk shfaq asnjë moment familjar. Është hermetike dhe shumë e ftohtë në publik, aq sa ka krijuar përshtypjen tek fansat e dyshes se mes tyre nuk ka kimi dhe dashuri.

Në një intervistë për "Glamour", Irina ka thënë se ajo dëshiron ta mbajë larg vëmendjes së mediave jetën e saj private:

"Kam shumë miq që e ndajnë jetën e tyre personale në Instagram ose në mediat sociale, shumë publikisht. E admiroj dhe them se është e mrekullueshme, por mendoj se kjo ka të bëjë me zgjedhjen personale. Për shkak se puna ime kërkon që unë të jem atje jashtë, kam vendosur që jeta ime personale të jetë e qetë. Kjo është arsyeja pse ajo quhet personale, sepse është diçka mes teje dhe familjes tënde dhe ndihem e lumtur me të.

Të fundit