Flash News

KRYESORE

Irma Libohova përlotet në emision për të shoqin

Irma Libohova përlotet në emision për të shoqin

Irma Libohova vazhdon të jetë e dëgjuar dhe shumë e pëlqyer nga publiku shqiptarë. Muzika e saj, ndër vite ka qenë e ndjekur dhe shumë e vlerësuar. Ajo ka humbur të shoqin një vit e gjysmë më parë dhe e ftuar në emisionin "Rudina".

Ajo ka treguar se vendosi ta çonte deri në fund amanetin e tij, duke dalë në skenë vetëm disa ditë pas vdekjes së tij. Dhe në këtë moment, Irma u përlot.

Ajo rrëfeu se vetëm tre ditë pas vdekjes së të shoqit, mësoi se do te bëhej gjyshe! Një jetë ikte, një tjetër vinte si për të mbushur zbrazëtinë e zemrës. "Ne do të jemi gjithmonë bashkë, derisa të shkoj dhe unë atje,"- u shpreh Irma.  Njëra prej këngëve më të bukura të Irmës, “ Një jetë me ty“, i kushtohet pikërisht të shoqit të ndjerë.

 

Të fundit