Flash News

KRYESORE

Irma Libohova pranon publikisht që ka bërë ndërhyrje estetike

Irma Libohova është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.Edhe pse shumë e tërhequr nga rrjetet sociale, publiku ruan të njejtin admirim për këngëtaren. Në një intervistë për Adi Krasten, në “E diell”, këngëtarja ka folur për ndërhyrjet estetike që ka bërë, që shumë të tjerë në vend të saj, do t’i mohonin pa një pa dy.

Por Irma Libohova nuk e bën. Adi Krasta thotë që “Libohova është Libohova…” dhe këngëtarja e madhe e skenës shqiptare e tregon këtë në ҫdo përgjigje që jep.

Kështu, e pyetur këtë pasdite në “E diell” nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje për të përmirësuar imazhin e saj, ajo thotë pa u menduar: “Po, kam bërë. Nuk kam pse ta fsheh. Kam bërë gjëra të vogla që mendoj se unë mund t’i bëj dhe jo ato që janë në moshën 20 vjeҫ…”

“Jam mirë…” – thotë ajo duke theksuar se në moshën e saj, ndërhyrjet mund të jenë shumë të pranueshme.

  

Të fundit