Flash News

KRYESORE

Ironia e akademikut: Dy lajme që kanë tronditur zemrat e shqiptarëve këtë prag votimesh

Ironia e akademikut: Dy lajme që kanë tronditur zemrat e

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, akademiku Artan Fuga ka ironizuar dy prej lajmeve të cilat sipas tij kanë tronditur opinionin shqiptar.

Lajmi i parë është rregullimi i orës në kullën e kalasë së Gjirokastrës, ndërsa e lajmi i dytë është ai se kutitë e  votimit do të vijnë nga shteti fqinj Greqia.

Statusi i plotë:

Sihariq.

Veçoj dy lajme të rëndësishme që kanë tronditur zemrat e shqiptarëve këtë prag votimesh:

  1. Qenka rregulluar zemereku i orës në kullën e kalasë në Gjirokastër. E paska rregulluar ministria e kulturës. Uaaaaaaa! Inaguruesit rrinin poshte orës dhe shikonin me habi sesi rrutulloheshin akrepet. Sikur po nisnin anijen kozmike drejt Marsit! Çfarë shpikjeje teknologjike!!!
  2. Erdhën kutite e votimit nga Greqia. Sepse ne nuk prodhojne dot kuti moreeeeeee, ne votojmë ne kutite qe prodhojne fqinhet. Votoni lirshem tani. Mbushini me letra dhe mbushuni!!! Pupupu me rafte pika thuaj!

Nuk ka dyshim, ne jemi budallenj perderisa na gezojne me keto lajme.

 

Të fundit