Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri!”
Pas lajmit per shkarkimin e disa drejtoreve te burgjeve ne vend, Astrit Patozi ka reaguar permes nje statusi ne rrjetet sociale ku shkruan: “ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri!”
Ja statusi i plotë:
"Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri!
Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar.
Mbase ka qenë kriter i qeverisë së “Rilindjes” që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës.
Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë “nder” për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha.
I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda.
Dhe nuk është çudi që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t’i gjente jo edhe aq rastësisht ndonjë plumb “qorr” i rivalëve të rrugës.
Dhe thonë pastaj që këta nuk po bëjnë shtet."