Flash News

KRYESORE

Ironia e Donald Lu për 1 prillin: “Ku janë peshqit e mëdhenj”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shquhet për deklaratat e forta dhe ironike, drejtuar shpesh si mesazhe për politikën shqiptare. Që në fund të 2017-ës, Lu foli për arrestime të bujshme duke i cilësuar ata si “peshqit e mëdhenj”, duke nënkuptuar arrestime të “kokave” të bandave kriminale e deri te politikanë e zyrtarë të lartë të lidhur me krimin.

Ditën e sotme, në 1 prill, që njihet edhe si dita e gënjeshtrave, Lu nuk ka hezituar të ironizojë përmes një karikature, pjesë e secilës është edhe vetë.

Në këtë karikaturë Lu shfaqet teksa ndodhet përballë me një tregtar peshqish. Ndonëse në stendë shkruan “peshk i madh”, sërish tregtari i ofron atij një cironkë të vogël, ndaj i habitur Lu pyet: Ku është peshku i madh?

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, 21 zyrtarë të bashkisë së Lezhës u arrestuan, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, Fran Frrokaj, të akuzuar për tjetërsim pronash në Ishull-Shëngjin.

Megjithatë, sërish ata janë lënë të lirë, pasi gjykata vendosi “arrest shtëpie”, deri në përfundim të hetimeve. Po ashtu, arrestime të bujshme janë paralajmëruar edhe nga prokuroria e Durrësit, për abuzime me pronat në bregdet.  

Të fundit