Flash News

KRYESORE

Ironia e fatit, Rusia i ofron Trump vaksinën anti Covid-19

Ironia e fatit, Rusia i ofron Trump vaksinën anti Covid-19

Pak mbas njoftimit se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe gruaja e tij kanë dalë pozitive me koronavirus, dhe do të karantonohen, kanë reaguar institucionet ruse.

Instituti i Kërkimeve Ruse Gamaleya i Rusisë, që pretendon se ka krijuar vaksinën e parë efektive në botë kundër koronavirusit, ka deklaruar se është gati të sigurojë ndihmë për presidentin amerikan, i cili është infektuar tashme.

"Unë mendoj se nëse ata zyrtarisht u drejtohen autoriteteve ruse, ne do të jemi në gjendje t'i ndihmojmë", tha Shefi i Qendrës Gamaleya, Alexander Gintsburg.

Mediat ruse raportojnë se Gintsburg  gjithashtu sugjeroi që administrata Trump duhet të vaksinohet me vaksinën ruse, të quajtur Sputnik V.

Presidenti  Trump tha më parë gjatë ditës se ai dhe gruaja e tij Melania ishin pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë karantinuar në Shtëpinë e Bardhë.

Të fundit