Flash News

KRYESORE

Ironia e gazetarit shkodran: “Sa djalë i mirë paska kenë Valdrini se kam ditë”

Simon Shkreli, gazetari i TV Klan në Shkodër është bërë pjesë e çështjes “Pjetri”. Në një postim në Facebook, duke iu drejtuar kryesisht mbështetësve të Partisë Socialiste, shkruan se nëse Valdrin Pjetri do të ishte kaq djalë i mirë, atehere ai nuk do të kishte përfunduar në burg.

“Sa djalë i mire paska kenë Valdrini se kam dite... Mos e kjani te gjallin nder te vdekun... o shoke... me pas kene kaq i mire sa thoni nuk kishte perfundi ne "Haps-burg"... E po Vespes ja pa hajrin...”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Kandidati i PS, Valdrin Pjetri u tëhoq nga marrja e Bashkisë së Shkodrës pas publikimit të një dokumenti nga Partia Demokratike, ku ai rezultonte i dënuar në Itali me 18 muaj burg për shitje lëndësh narkotike.

Të fundit