Flash News

KRYESORE

Ironia e ish-zv.ministrit të Ramës me Vlahutinin dhe “humori” në rrjet

Ironia e ish-zv.ministrit të Ramës me Vlahutinin dhe

Dritan Hila, ish-zv.ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Parë Rama-Meta, ka ironizuar sot ambasadoren e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, duke e gjykuar si kret të pavend konferencës për mediat të organizuar sot prej saj në Tiranë, me praninë e shumë gazetarev nga Ballkani Perëndimor, ku i ftuar në panel ishte Edi Rama.

Rama ka kohë që ka ndërmarrë një “gjueti shtrigash” ndaj gazetarëve.

“Vllahutini kishte bere seminar per median ku kishte ftuar kryeministrin, komisionerin Hahn dhe burokrate te administrates dhe OJQ-ve, te cilet jepnin mend sesi behet ky zanat, sesa shume liri kemi dhe sa e ardhme e ndritur na pret. Kjo goca ballkanase paska talent jo vetem ne negocimin e qirave te shtepise por edhe te organizimit te seminareve. Dhe thone pastaj qe media eshte gojështhurur”, shkruante Hila.

Ndërkohë, moderatori televiziv dhe pedagogu Erion Kristo vë theksin te fakti, se në fakt ato që janë skandale të njëpasnjëshme dhe që do të triondisnin themelet dhe opinionin publik të çdo shteti normal, në Shqipëri trajtohen si komedi.

“Sot ne fejsbuk ka plasur nje humor i papare lidhur me peshkun e madh dhe peshkun e vogel. Gjithashtu, pati shume humor para pak ditesh lidhur me patentat e ish ministrit. Kurse dje ishte kulmi i humoreve me puse. Humor i madh ka plas. U bera gati ti mblidhja te gjitha keto statuse ketu qe te eglendisej dynjaja, po e lashe. Neser do plase ndonje humor tjeter. Shyqyr qe kemi nerva te qeshim. Humor i madh ka plas”, - shkruan ai.

Të fundit