Flash News

KRYESORE

Ironia e Shkëlzen Berishës për kampet e refugjatëve: Shqiptarët s’do kenë më nevojë të largohen

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka reaguar në lidhje me çështjen e refugjatëve në Shqipëri.

Në një status në “Facebook”, Berisha shprehet se tashmë shqiptarët nuk do kenë më nevojë të largohen. Motivin e gjen te kampet që do ngrihen në vend për pritjen e refugjatëve.

“Shqiptarët nuk do kenë më nevojë të largohen. Tashmë kampet do i kenë në shtëpi”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që mundësia e pranimit të 600 mijë refugjatëve në Shqipëri ka ngjallur reagimin e shumë figurave publike, pasi sipas tyre Shqipëria nuk e ka kapacitetin e pritjes së tyre.

Të fundit