Flash News

KRYESORE

Ironia e Vasilit: Pse nuk e bëri Beqaj në 2013-n pastrimin e spitaleve?

Ironia e Vasilit: Pse nuk e bëri Beqaj në 2013-n pastrimin e

Tre ministri, deri më sot, kanë marrë kompetencat e komunales, duke u shprehur për pastrim territori, sipas fushave përkatëse. I pari ishte Damian Gjiknuri, që kërkoi pastrimin e rrugëve, ndërsa dje ministerja e Shëndetësisë, Manastirlliu, edhe ajo kërkoi të pastroheshin territoret rreth e qark spitaleve, ndërsa sot ministri Klosi, doli me t; nj;jt;n deklarat; p;r zonat turistike.

Por, pak më parë reagoi edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së dhe ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili ka ironizuar aksionin kombëtar të nisur nga Ministria e Shëndetësisë për pastrimin e territoreve të spitaleve.  Përmes një reagimi në fb, Vasili thotë se ky aksion jo vetëm që nuk parashikohej në asnjë pikë të programit qeveritar, por ai kujton se Kryeministri dhe ish-Ministri i Shëndetësisë në qeverinë “Rama I” pati deklaruar me bujë të madhe në 2013, pastrimin e spitaleve nga ndërtimet pa leje. Dhe pyetja që shtron Vasili është: ‘Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?

Ja postimi i Vasilit:

“Ministria e Shëndetësisë ose drejtoria komunale.

Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale. Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë.

Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje.

Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?

Ndërtimet pa leje, i njëjti refren qesharak për shëndetësinë në çdo fillim mandati.

Ështe i qartë që s'ka asnjë vizion për shëndetësinë, s'ka strategji, ka vetëm

mediokritet antimjeksor dhe thellim të qorrsokakut ku ajo ka hyrë. Ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale.”

Të fundit