Flash News

KRYESORE

Ironia goditëse e ish-kryebashkiakut të natës: Pse Ramës duhet t’i japim një Oscar

Ironia goditëse e ish-kryebashkiakut të natës: Pse Ramës

Ish-kryebashkiaku i natës, Briken Fejzullai spikat për ironinë e tij përmes rrjeteve sociale.

Në një postim të tij, Fejzullai rendit të gjitha “rolet” që sipas tij ka luajtur deri tani kryeministri Edi Rama, që të marra së bashku janë më shumë se të Kadri Roshit, Sandër Prosit, Al Pacinos dhe Robert de Niros.

“Çun Tirone, basketbollist, punk, artist, nudist, marksist, fashist, i majtë, i djathtë, no global, piktor, ministër, ateist, musliman, katolik, ortodoks, kryebashkiak, mason, kryeministër, shofer, shef përmbytjeje, shef tërmeti, shef i shtabit të përgjithshëm, gjeneral, falës mëkatesh, bari', hoxhë, prift, i ndritur, diplomat, ministër i jashtëm, qytetar, fshatar, hetues, prokuror, gjykatës, president i OSCE, arkeolog, etimiolog, historian, kritik arti, bejtexhi, batutaxhi, bamirograf (lexo: ata që bëjnë bamirësi, me 2 kameramanë dhe 4 fotografë me vete), shkrimtar, regjizor, skenograf, muzikant, arkitekt, designer, inxhinier, fadromist, ndërtues, doktor, epidemiolog, financier, polic i mirë, polic i keq, lider suprem, udhërrëfyes, baba i kombit, i dërguari i Zotit...

Praktikisht; ka luajtur më shumë role se Kadri Roshi, Sandër Prosi, Al Pacino dhe Robert de Niro, të marrë së bashku!

Give that man an OSCAR!”, shkruan ish kryebashkiaku i natës.

Të fundit