Flash News

KRYESORE

Ironizon deputetja më e re e PD: Sigurimi i shtetit po vë ‘rregull’

Ironizon deputetja më e re e PD: Sigurimi i shtetit po vë

Deputetja më e re në moshë në radhët e demokratëve, Izmira Ulqinaku ka ironizuar vendimin e kryetarit Gramoz Ruçi për të përjashtuar nga Kuvendi kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ulqinaku ka publikuar në profilin e saj në ‘Facebook’ foton e përbashkët të deputetëve të PD-së, me dy gishta lart, gjatë kohës që Ruçi kishte ndërprerë seancën.

“Në Parlamentin Shqiptar, pas 27 vitesh demokraci, dhunohet fjala e lirë! Sigurimi i shtetit po vë "rregull"... Opozita qëndrestare, pro debatit për reformen zgjedhore”, shkruan Ulqinaku.

Izmira Ulqinaku pati pak javë më parë një përplasje direkte me kryetarin Ruçi, e cila e akuzoi për masakrën e 2 prillit 1991 në Shkodër, ku humbi jetën një prej familjarëve të saj.

Të fundit