Flash News

KRYESORE

Irritoi jo vetëm shqiptarët, mbarë bota reagon ashpër për Nobel-in e Peter Handke

Çmimi Nobel për letërsinë e këtij viti dhënë shkrimtarit austriak Peter Handke ka shkaktuar jo vetëm irritimin e shqiptarëve, kryesisht atyre në Kosovë, por edhe në mbarë botën.

Veç reagimeve të shumta revoltuese në Shqipëri, çmimi është komentuar edhe në mediat e huaja.

Përmes artikujve, është vënë në pah natyra e diskutueshme dhe kontroverse e shkrimtarit Handke, sidomos në qëndrimet e tij pro serbe dhe i cilësuar si përkrahës i Sllobodan Millosheviç e mbrojtës i gjenocidit në Ballkan.

The Guardian- Peter Handke: Një talent kundërshtar dhe laureat i diskutueshëm i Nobelit

Që nga debutimi i tij i 1966, dramaturgu dhe autori austriak ka testuar, frymëzuar dhe shokuar audiencën, ndërsa citon autorë të ndryshëm, të cilët e kanë cilësuar Nobelin e këtij viti: Një zgjedhje shqetësuese

Të Washinton Post: Peter Handke fitoi Nobelin “për taletin e tij të madh’, kritikët e cilësojnë një përkrahës të gjenocidit

Pen International, organizata ndërkombëtare e shkrimtarëve me degë në të gjithë botën, ka reaguar pas ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi, i cili këtë viti i shkoi shkrimtarit austriak Peter Handke, i cilësuar si mbrojtës i gjenocidit serb në Ballkan.

Pen International e quan Handken ‘goditës të së vërtetës historike’ dhe ‘mbështetës i zbatuesve të gjenocidit’.

“Jemi të pafjalë nga përzgjedhja e një shkrimtari që e ka përdorur zërin e tij publik për të goditur të vërtetën historike dhe për t’i ofruar mbështetje publike zbatuesve të gjenocidit”.

Të fundit