Flash News

KRYESORE

IS-i merr përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit afgan, Mahmud Kirkua

IS-i merr përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit afgan,

Një grup i afërt i Shteti Islamik [IS] ka marrë përgjegjësinë e vrasjes se gazetarit afgan, Mahmoud Khirkwa, 60-vjeç, që u qëllua në kokë nga një person i armatosur në kryeqytetin e provincës Kost.

Khirkhwa punonte për televizionin privat, Zeman, ndërsa personi që sulmoi gazetarin është vrarë.

Khirkhwa është gazetari i katërt i vrarë në Afganistan, vetëm gjatë këtij viti. Një javë më parë, gazetari tjetër televiziv, Nisar Ahmad Ahmadi u vra nga shpërthimi i një makine-bombë në provincën Helad.

Grupi rajonal, i quajtur Komiteti për Sigurinë e Gazetarëve, lëshoi një apel më 16 mars, ku i bëhej thirrje Qeverisë që të bëjë më shumë për të mbrojtur gazetarët ne Afganistan.

Të fundit