Flash News

KRYESORE

Isa Mustafa koalicion me opozitën për të krijuar qeverinë e re në Kosovë

Isa Mustafa koalicion me opozitën për të krijuar qeverinë e

Isa Mustafa njoftoi (sipas gazetaekspress) se ka marrë mandatin për negocimin e krijimit të koalicionit qeverisës me partinë AAK-në, Nisma-Socialdemokrate-AKR dhe komunitetet. Sipas njoftimit të Isa Mustafës, kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie kanë votuar në shumicë cilësuese që Mustafa të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Mustafës.

Megjithatë, Albin Kurti kryeministër në detyrë i Kosovës, ka kërkuar nga Hashim Thaçi që të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme. Mirëpo Presidenti Thaçi nuk e ka bërë një gjë të tillë deri më tani, duke i kërkuar dy herë Lëvizjes Vetëvendosje të mandatojë një përfaqësues të saj për Krijimin e qeverisë, pas rrëzimit të ekzekutivit në parlamentin e Kosovës në 26 mars nga mocioni i mosbesimit.

Të fundit