Flash News

KRYESORE

Isco tek Juventusi, Allegri shfaq sërish interes për mesfushorin

Isco tek Juventusi, Allegri shfaq sërish interes për mesfushorin

Tashmë që në ndodhemi në merkaton e dimrit, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka shfaqur sërish interes për mesfushorin Isco nga Reali i Madridit.

Spanjolli ka qenë në orbitën e teknikut të bardhezinjve që kur mori në drejtim skudrës italiane.

Sipas  “Sky Sport” Juventusi do të fokusohet te Isco, pas marrëveshjes me uellsianin Aaron Ramsey dhe situata e komplikuar e Iscos te kampionët e Europës u konfirmua dhe nga kapiteni Sergio Ramos, gjë që jua lehtëson punën torinezëve.

Juventusi duhet gjithashtu të mundë konkurrencën e Manchester Cityt, që nuk kursehet në miliona, kur në diskutim janë lojtarë si Isco që mund të bëjnë diferencën.

Të fundit