Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-aleati i Ramës paralajmëron arrestime në Tiranë: Ky është vetëm fillimi
Avokati Spartak Ngjela, i njohur ndryshe edhe si ish-aleati i Edi Ramës ka bërë një panoramim të ngjarjeve më të rëndësishme të këtyre ditëve në Tiranë dhe në Kosovë.
Në Tiranë, bëhet fjalë për dëbimin e dy diplomatëve rusë me urdhër të SHBA, ndërsa në veri të Mitrovicës Forcat Speciale arrestuan dhe dëbuan zyrtarin serb Marko Gjuriç, pas disa paralajmërimesh.
Sipas Ngjelës ka nisur procesi i korrupsionit edhe në Tiranë. “Ka filluar proces i shkatërrimit të gënjeshtrës së madhe ndërkombëtare të deformimit të historisë kundër shqiptarëve, dhe i gënjeshtrës së brendshme të një korrupsioni antishqiptar njëqind vjeçar”, shkruan ndër të tjera Ngjela, i cili paralajmëron edhe arrestime të forta.
SHKRIMI I PLOTË
Do të rishkruhet historia e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor, e do të shporren të korruptuarit e Tiranës. Ky është procesi që ka nisur në Shqipëri dhe për Shqipërinë. Por edhe në Kosovë e për shqiptarët kudo ku jetojnë.
- Para dy ditësh filloi dhe goditja kundër ndërhyrjes Ruse këtu; por edhe kundër provokimeve sërbe në Kosovë.
Arresti dhe poshtërimi që i bënë djemtë trima të Kosovës një krimineli serb, ishte një gjest real i heroikës shqiptare që ka mbërritur në aktualitetin shqiptar.
Beogradi është në zi; sepse kurrë nuk e kishte menduar forcën shqiptare. Kurse shqiptarët kudo ku jetojnë në Ballkan janë në një ngritje reale të moralit të tyre.
Beogradi ka punuar gjithmonë me të blerët në Tiranë dhe në Prishtinë, dhe ka pasur ndihmën e Moskës.
Kjo që ndodhi në të dy shtetet shqiptarë nuk është rastësi, por është shenjë që goditja e ndërhyrjes së Beogradit dhe Moskës, do të vijë shpejt për t'i ekspozuar edhe nivelet e larta të korrupsionit shqiptar, i cili me mendjelehtësi, dhe nga halli, i është drejtuar Moskës.
Ne shqiptarët sot jemi në kohën tonë por korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, ashtu si në njëqind vjet, i gjithë është hedhur drejt kundërshtarëve shekullorë të Shqipërisë.
Kurse, gjesti i grushtit kosovar pardje, dhe largimi non grata i dy figurave të ambasadës ruse në Tiranë, i ka trembur të gjithë, edhe serbët edhe shqiptarët e shitur.
Në fakt kjo është historia e popujve kur këta kanë arritur cakun e çlirimit të tyre.
- Shqiptarët dhe vetë Shqipëria janë përpara faktit historik të shumëpritur: ka filluar proces i shkatërrimit të gënjeshtrës së madhe ndërkombëtare të deformimit të historisë kundër shqiptarëve, dhe i gënjeshtrës së brendshme të një korrupsioni antishqiptar njëqind vjeçar.
Që të dyja këto kështu kanë qënë në mëse një shekull: errësimi i qëllimshëm i historisë së Shqipërisë; genocidi antishqiptar në territoret e pushtuara shqiptare në Serbi dhe në Greqi; por dhe shitja interesit kombëtar nga lidershipet e korruptuar shqiptarë - të gjitha këto, në njëqind vjet, kanë pasuar njëri-tjetrin, dhe kanë përshkuar historinë e Shqipërisë.
Në të vërtetë, ka ardhur bash koha e ndërtimit real të shtetit shqiptar, dhe shenjat u dhanë se politika amerikane duket se e ka vendosur që faktet e saj kundër eksponentëve shqiptarë të pushtetshëm, të lidhur me Moskën dhe Beogradin, t'i bëjë publikë. Dhe sigurisht që këtu patjetër se do të fillojë konkretisht denigrimi i aktit të turpshëm të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.
Këta vjedhës ordinerë, pasi i grabitën shqiptarët në një shekull dhe u bashkuan me pushtuesit si të blerë, kanë ardhur tani dhe kërkojnë që të ndryshojnë fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Por janë krejt të pazotë që të mundin politikën amerikane. Korrupsioni kryeministror sot, i lebetitur kërkon ndihmë te ata që kanë ushtruar genocid antishqiptat; por kanë marrë fund. Ky korrupsion tani është mundur përfindimisht në Tiranë.
Ristrukturimi i shtetit shqiptar, riorganizimi i strukturuar i shtetit të Kosovës deri në ushtrinë shqiptare; vendosja me strukturë moderne e drejtësisë në Shqipëri, dhe ringritja e shqiptarëve të Maqedonisë në shtetformimin e shtetit maqedon, përmban në vetvete hapin e parë të bashkimit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Dhe ky proces, sigurisht që do të vijojë drejt shqiptarëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve të Greqisë, por kuptohet se në këtë ndërkohë, gjithçka është përqëndruar te identifikimi dhe neutralizimin i ndërhyrjes ruse në Tiranë me anë të korrupsionit kryeministror shqiptar.
Në lidhje me këtë çështje, dje shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, ka dhënë në Parlament, me dyer të mbyllura, aspektet konkrete të ndërhyrjes së Rusisë në Shqipëri. Kjo tegon se që sot e më tej historia e shqiptarëve të Ballkanit do të ecë vetëm në këtë rrugë.
lll.
Në fakt sot në këtë zonë ballkanike janë dy shtete shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, por që të dy këta shtete shqiptarë nuk kanë ende strukturën reale të shtetit modern: nuk kanë drejtësi, nuk kanë administrim strikt logjor, dhe nuk kanë krijuar dot efiçencën kombëtare të tregut të lirë, sepse janë të pushtuar nga korrupsioni, klientela korruptive antikonkurencë në treg, dhe nga ndërhyrjet sërbe e ruse të pandëshkuara .
Por pardje, siç e shprehëm edhe më lart, filloi procesi i pastrimit edhe në Tiranë edhe në Kosovë. Tirana zyrtare dënoi dy diplomatë të nivelit të lartë të ambasadës ruse; kurse në Mitrovicë u arrestua Gjuriç, përfaqësuesi i qeverisë serbe për Kosovën.
Por është vetëm fillimi.
Pyetja është kjo: a do të arrestohen edhe të korruptuarit shqiptarë të lidhur me ta?
Sigurisht që po.
Por politika amerikane duhet të zbulojë faktet përpara opinionit publik shqiptar. Pasi shqiptarët të shohin faktet; gjithkush do të bindet që të paktën në 20 vjetët e fundit është qeverisur nga njërëz të rrugës që nuk kanë pasur asnjë lidhje me qeverisjen në dobi të shqiptarëve.
Gjestet e forcës së shqiptarëve në të dy shtetet shqiptarë të Ballkanit, që sigurisht se potencohen nga përkrahja amerikane, duhet të përbëjnë këtej e tutje substancën e zhvillimit sjqiptar; sidomos në ndihmë të rformës që ka nisur të strukturohet në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçanërisht në Tiranë, sepse kryesore për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor është reforma në Shqipëri.
Reformimi për strukturimin e drejtësisë dhe të shtetit shqiptar, është domosdoshmëri historike e zhvillimit real të shqiptarizmës në këtë botë ballkanike.
Dhe kjo do të kryhet sepse në këtë instalohen tre interesa të mëdha: interesi shqiptar, interesi amerikan dhe interesi gjerman.
Shqiptarët sot janë domosdoshmëri e politikës perëndimore në rrafsh global; dhe ky ishte fati i të gjithë shqiptarëve që tani kanë nisur fenomenin e tyre të ri që do t'i përcjellë nga mbijetesa në prosperitet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38