Flash News

KRYESORE

Ish-aleati i Ramës përjashton rolin e Turqisë: Marrëveshjen e parë të detit e rrëzoi Uashingtoni

Ish-aleati i Ramës përjashton rolin e Turqisë: Marrëveshjen

Ish-aleati i Edi Ramës në koalicion, Spartak Ngjela ka deklaruar se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që kërkuan rrëzimin e marrëveshjes së parë të detit midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një intervistë për ‘Neës 24’, Ngjela theksoi se ka qenë vetë Rama që i ka treguar për ndërhyrjen e Uashingtonit.

“Ja ka kërkuar Uashingtoni prishjen e marrëveshjes. Kam qenë në koalicion unë dhe më ka thënë Rama. Unë kisha gati kërkesën por nuk ma pranuan se ndërhyri Saliu”, u shpreh Ngjela, duke dhënë një version të ndryshëm nga ai ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendon se marrëveshja u rrëzua për shkak të ndërhyrjes së Turqisë.

Sai përket vendimit që do të marri presideni Ilir Meta për negociatat, Ngjela tha: “I vetmi rast ku Meta mund të ketë të drejtë është nëse në krahasim me të parën, kjo marrëveshje është në disfavor. Në të kundërt, Meta po mbron Berishën.”

Të fundit