Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori grek në Tiranë, Aleksandër Malias: Serbia më e guximshme se Greqia për çështjen e Kosovës

Ish-ambasadori grek në Tiranë, Aleksandër Malias: Serbia më

Ish-ambasadori i Greqisë në Tiranë, Aleksandër Malias ka kritikuar qeveritë e vendit të tij për qëndrimin që kanë mbajtur ndaj çështjes së Kosovës.

Në një intervistë për ‘CNN greek’, Malias ka thënë se Serbia ka bërë hapa të guximshme sa i përket Kosovës, ndërkohë që Greqia jo, edhe pse nuk ka interesa direkte në këtë çështje.

“Hapat e Serbisë ndaj Kosovës janë shumë më të guximshme dhe me të vërtetë se ato që Greqia nuk ka bërë në lidhje me Kosovën”, është shprehur ambasadori grek.

Prej 10 vitesh, Greqia refuzon të njoh pavarësinë e Kosovës, gjithesi, ka bërë disa hapa për forcimin e marrëdhënieve. Athina i ka njohur pasaportat e Kosovës dhe ka hapur një zyrë diplomatike në Prishtinë. Gjithashtu, në organizatat ndërkombëtare mban kryesisht një qëndrim abstenues ndaj anëtarësimit të Kosovës.

Të fundit