Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Ish-ambasadori në Kosovë e Maqedoni: S’mund t’i kërkohet dorëheqja një ministri që ti e ke shkarkuar! Cila do ishte zgjidhja “elegante” e Ramës
Ish-ambasadori në Kosovë dhe Maqedoni Arben Cejku ka reaguar në lidhje me çështjen “Cakaj”.
Sipas tij, nuk mund t’i kërkohet dorëheqja një ministri (Ditmir Bushatit) që kryeministri e ka shkarkuar vetë. Ndërsa shton më tej se e vetmja zgjidhja elegante mund të ishte që Edi Rama, ashtu si kryeministri i Greqisë Cipras, të marrë edhe funksionet e Ministrit të Jashtëm.
Reagimi i Arben Cejkut në Facebook:
“Nuk mund t’i kërkohet dorëheqja një ministri që ti e ke shkarkuar! Zgjidhja e vetme elegante mund të ishte që zoti Rama, ashtu si KM i Greqisë Cipras, të marrë edhe funksionet e Ministrit të Jashtëm. Në këto kushte edhe dekreti nga Presidenti do ishte më i shpejtë dhe largimi i Bushatit i vetkuptueshëm. Kjo do shërbente si tejkalim “diplomatik” i përkohshëm i krizës që ka kapur diplomacinë. Natyrisht, kjo është edhe rrjedhojë e logjikës së gjithpushtetshmërisë që ka KM Rama dhe që e dëshmon edhe me mënyrën se si i shkarkon dhe emëron ministrat dhe zyrtarët e tjerë...”