Flash News

KRYESORE

Ish-ambasadori në OKB për drejtorin e Zërit të Amerikës: Është shumë i besueshëm në DASH

Ish-ambasadori në OKB për drejtorin e Zërit të

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka komentuar përplasjen e kryeministrit Edi Rama me ‘Zërin e Amerikës’ dhe telefonatën me John Bolton, këshilltar për Sigurinë i presidentit Donald Trump.

Në emisionin ‘360 gradë’, Nesho tha se Elez Biberaj, drejtor i Zërit të Amerikës, është disa herë më i besueshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit sesa kryeministri Edi Rama apo personalitete të tjera.

“Edhe Biberaj si personalitet përpara Departamentit Amerikan të Shtetit është disa herë më i besueshëm sesa Rama dhe të tjerët. Kur del në Zërin e Amerikës do të thotë që procesi ka nisur të fermentojë, duhet zgjidhje. As që diskutohet (që Zëri i Amerikës nuk gënjen)”, u shpreh ish-ambasadori.

Elez Biberaj është drejtor i Divizionit të Eurazisë në ‘Zërin e Amerikës’, duke mbuluar shërbimet në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, maqedonase, greke, ukrainase dhe ruse.

Sa i përket telefonatës Rama-Bolton, Agim Nesho theksoi se ajo është zhvilluar pas vendimit të Tiranës për të njohur Juan Guaido si president të Venezuelës.

Të fundit