Flash News

KRYESORE

Ish-Avokati i Popullit mesazh në Ditën e Përqafimeve: shqiptar, përqafo sot një serb!

Ish-Avokati i Popullit mesazh në Ditën e Përqafimeve: shqiptar,

Ish-Avokati i Popullit, Igli Totozani, në një mesazh të shpërndarë për mediat sot, me rastin e Ditës së Përqafimeve bën thirrje që ballkanasit të shkëmbejnë përqafime. "Të mos trembemi nga historia jonë"m shkruan Totozani "ndaj, shqiptar, serb, maqedonas, malazes, grek, jepini sot, kudo ku ndodheni, një përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit".

Totozani, i cili u largua nga detyra para disa muajsh, në përfundim të mandatit 'bëhet i gjallë' mediatikisht pak ditë pasi në Mitrovicë u vra lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Mesazhi i Totozanit:

Te dashur Miq

Sot eshte dita e perqafimeve. Dita e magjise. Magjise qe ka brenda nje perqafim, nje puthje nje perkedhelje. Jepjani sot femijve dhe te rriturve dhe sidomos te vetmuarve dhe do ta kuptoni sa ju ka munguar. Do te ndjeheni me te lehte. Dhe seshte e gabuar kjo ndjesi; peshat e renda, urrejtja e cmendur, inati i zjarrte dhe merzitjet e zymta do te ikin prej jush. Mos harroni se llava e zjarrte djeg me pare se cdo gje vullkanin dhe cka perreth. Magjia e perqafimit eshte aty...

Nje prekje mund te ngrije llaven qe djeg e shkreton gjithcka te mire tek cdo njeri.

Te dashur Miq,

Eshte e bukur dita e perqafimeve. Kudo. Por me e bukur dhe e nevojshme eshte aty ku llava e urrejtjes, inatit dhe lendimeve vazhdon te veshtiresoj jeten e gjithsecilit prej nesh. Ne ballkan.

Ndaj, shqiptar, serb, maqedonas, malazes, grek, jepini sot, kudo ku ndodheni, nje perqafim te ngrohte njeri-tjetrit. Mos u trembni nga historia jone. Ajo eshte aty, tek secili prej nesh dhe askush nuk duhet ta harroje. Qe te mos perseritet. Nisni nje histori te re. Ashtu thjesht, me nje perqafim.

Sot eshte dita e perqafimeve dhe perkedheljeve. Per cdo njeri. Por kush tha se smund te jete dhe dita e perqafimit mes popujve.

Une mendoj se mundet…

Igli Totozani

Të fundit