Flash News

KRYESORE

Ish-banori i Big Brother: Të gjithë kemi familje, do të qesh kur të të shoh duke qarë

Ish-banori i “BB9”, Olsi Klosi është shprehur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se dikush e ka prekur në pikën e dobët dhe se për këtë gjë do të hakmerret.

Nuk dihet ende se për çfarë ngjarje dhe për cilin person bëhet fjalë por Olsi e ka nisur postimin duke thënë se mund të jetë postimi i tij i fundit, duke lënë të kuptohet se herën tjetër do të veprojë me vepra.

 “Ky mund të jetë postimi im i fundit. Të gjithë kemi familje dhe njerëz që i duam shumë dhe kur ato njerëz preken je i gatshëm të bësh gjithçka. Jetojmë në një vend ku disa njerëz ecin me moton që për të qenë i lumtur vet duhet t’i prishësh lumturinë tjetrit. Fundja të gjithë njëlloj jemi. Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ju dua. Kurse ti që më ke prekur në pikë të dobët di të them vetëm kaq…do të qesh në fytyrë kur ti do jesh duke qarë. Tirana është e vogël do mbash përgjegjësi për të gjitha. Shihemi”,  ka shkruar Olsi.

Të fundit