Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Ish-banori i Big Brother Albania preket sërish me covid-19: Tani qenka më agresiv, më sulmoi aty ku më dëmtoi herën e parë
Ish-banor i “Big Brother Albania 4” Petrit Bylykbashi është prekur sërish me covid-19, ndonëse e kaloi infeksionin tri muaj më parë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se këtë herë, virusi është rikthyer më agresiv, dhe po e sulmon pikërisht aty ku e dëmtoi herën e parë.
"Ky virus i çuditshëm!
Mbas 4 ditëve të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/përcjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosëm që unë me u ritestu për Covid19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthye afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtu herën e parë, direkt në mushkëri.
Të jem real, duke qen i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infektuar kam pas në shumë raste.
Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga unë, po uroj që kjo e njëjta më ndodh edhe këtë here, unë prap nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka", shkruan Bylykbashi.