Flash News

KRYESORE

Ish-banorja e Big Brother, ylli i ri i ekranit

Ish-banorja e Big Brother, ylli i ri i ekranit

Dalja para kohe nga Big Brother dhe dënimi për shkak të partnerit të saj, Damiano, jo vetëm që nuk e penalizoi Armelën, por e bëri atë më të kërkuar edhe jashtë shtëpisë. Modelja me tiparet zeshkane, që prej kohësh punon si modele, ka filluar eksperimentet me ekranin menjëherë pas daljes nga shtëpia. Prej pak javësh, ish-banorja është bërë pjesë e programit Big Bastards bashkë me Florin dhe Adin dhe, me sa duket, është gati për të qenë me kohë të plotë në ekran.

Siç ka njoftuar edhe vetë pak ditë më parë në media, Armela në shtator do të vijë në ekran me një projekt të ri televiziv.

Nuk dihen më shumë detaje për emrin e ekranit apo për natyrën e programit në të cilin do të bëhet pjesë, por për momentin mësohet se Armela e ka firmosur kontratën. Me siguri do ta bëjë publikun edhe një herë tjetër për vete me natyrën e saj dhe me pamjen joshëse.

Të fundit