Flash News

KRYESORE

Ish-banorja sërish kundër Big Brother: Turp për mua që kam qenë në BBA, është m*t

Ish banorja e Big Brother Albania 8,  Gerta Shino, që pas daljes nga shtëpia ka akuzuar shpeshherë produksionin. Ndërsa këtë herë ka bërë krahasime në lidhje për shtëpinë.

Gerta ka postuar në Insta Story një foto të shtëpisë së BB në Angli e përbri saj shkruan: “Turp për mua që kam qenë në BB. Shikoni ca shtëpie kanë banorët në Angli, për të mos folur për kualitetin e kamerave pastaj, Big Brother Albania është m*t”.

Më tej ajo ka bërë një tjetër postim ku shkruan: “ O zot ata kanë ushqim”, duke ironizuar atë ç’ka ka thënë më parë se në shtëpinë e Big Brothër vuanin nga kushtet e këqija dhe nuk u çonin ushqim.

Por pastaj, nuk dihet se përse Gerta është penduar duke i fshirë postimet.

 

Të fundit