Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti emërohet drejtor i Hipotekës së Shkodrës

Ish-deputeti emërohet drejtor i Hipotekës së Shkodrës

Pas arrestimit të ish-drejtorit Zamir Leka dy ditë më parë, është vendosur drejtuesi i ri i ZRPP-në e Shkodrës. Ish-deputeti Gjok Jaku komandohet drejtor i Hipotekës në Shkodër.  Jaku ka qenë zv.drejtori i Përgjithshëm i Hipotekës, gjithashtu kryetar i Bashkisë Lezhë dhe më pas deputet i Partisë Socialiste.  Po kështu Jaku ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Bujqësisë.

Jaku është prezantuar si kreu i ri në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Shkodër gjatë ditës së sotme përpara punonjësve të hipotekës.

Kreu i Hipotekës Shkodër Zamir Leka u arrestua me akuzën për korrupsion bashkë me juristen Frida Mirashi që u la në arrest shtëpie.

Të fundit