Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Ish- deputeti i PD e pranon publikisht: Kam ngrënë çokollata me hashash
Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka pranuar publikisht se ka konsumuar çokollata me hashash, por gjatë udhëtimeve në Amsterdam.
I ftuar në ‘E diell’ në Top Channel, Salianji tregoi se si është ndjerë pasi kishte ngrënë një çokollatë të tillë.
“Hashash nuk kam provuar, por çokollata me hashash po. Ndryshe nga sa mund të thuhet edhe mund të duket se ky simulanti që është i jashtëm ka nevojë njeriu, unë mendoj se që jo. Njeriu nuk ka nevojë për stimulantë për të qenë në formë. Unë kur kam ngrënë cokollatë me kanabis sikur kam qenë më pak i lumtur, jam më i lumtur dhe me shumë energji kështu. Ndaj, nuk duhet bërë”, tha ish deputeti.
Po ashtu, gjatë emisionit është pyetur edhe për deputeten e opozitës parlamentare Majlinda Halilaj, e cila u bë hit teksa fjalën korporatë e thoshte “kërpërata”.
“Nëse nuk do të ishte grua, vajza apo femër, që kam respekt si qenie do thosha shumë më shumë se sa do them, por shumë njerëz, përfshirë edhe rastin e saj, është një fatkeqe apo fatkeqësi e madhe për të gjithë në fakt se si u jepet shansi që të tregojnë idiotësinë e vet duke qenë në nivele shumë të larta që as nuk i kanë menduar, as nuk i kanë ëndërruar ndonjëherë, por mesa duket fati bëka edhe surpriza të këtij lloji. Ku nga hiçi mund të dalësh edhe të tregosh prapë se sa më shumë se hiç je”, tha Salianji.