Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PD komenton kongresin e PS: Mendojnë se populli do i besojë

Ish-deputeti i PD komenton kongresin e PS: Mendojnë se populli do i

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar punimet e kongresit të Partisë Socialiste. Duke iu referuar propagandës, Paloka thotë se drejtuesit e PS mendojnë se populli do i besojë se ata janë pjesë e tyre dhe se shqetësohen për problemet.

“Nuk heqin dore... Kujtojnë se duke veshur Braçen si Lej Feni (hero imagjinar kinez) e duke nxjerrë një tufë fakirësh në skenë, populli i besoi se janë njësoj me të dhe shqetësohen për problemet e tij. Kush e di çfarë skenari kanë pregatitur për Dylqinjen e Surrelit”, shkruan Paloka.

Kongresi i PS vijon aktualisht me fjalimet e ministrave, ndërsa më pas do të bëhet edhe prezantimi i Erion Veliajt për një mandat të dytë në krye të Tiranës.

Të fundit