Flash News

KRYESORE

Ish deputeti i PD: Qeveria tranzitive e konceptuar në dy opsione programore

Ish deputeti i PD: Qeveria tranzitive e konceptuar në dy opsione programore

Romeo Gurakuqi nga radhët e Partisë Demokratike shpjegon dy opsionet programore të qeverisë tranzitore, i cituar edhe nga liderët e opozitës së bashkuar si një ndër kushtet për të hyrë në zgjedhje.

Në një status në rrjetet sociale, ish deputeti shkruan:

Qeveria tranzitive e konceptuar ne dy opsione programore:

  1. Interesi publik kerkon nje PROGRAM MAKSIMAL shnderrues ne konceptimin drejtues se qeverise tranzitore, qe do te thote nje reforme te plote kushtetuese, politike, administrative dhe e organeve te rendit publik. Kjo nderhyrje do te eliminoje perseritjen e krizave dhe shkaterrimin e kushteve qe sollen instalimin e klikes korruptive antishtet te Rilindjes. Per realizimin e ketij transformimi kerkohet, nje kohe e nevojshme, kompetenca e pershtatshme drejtuese dhe mbeshtetja e gjithanshme politike.
  2. Kriza aktuale mund te kalohet edhe me nje PROGRAM MINIMALIST te qeverise tranzitive qe do te propozohet, por garancia e mosperseritjes se trazires politike ne Shqiperi do te jete krejt e vogel.

Ne cdo rast, vendosja me urgjence ne eficence te plote e Gjykates Kushtetuese, Ristabilizimi ne paanshmeri i organeve te Drejtesise se Re, Rikthimi i menjehershem i Legjitimitetit te Parlamentit, reformimi i organeve te sigurise publike dhe korigjimi i studiuar i Kodit Zgjedhor, do te jene hapat me te pare qe do te duheshin kryer me secilin opsion.

Jam per reformimin rrenjesor te Republikes se Oligarkise!

Të fundit