Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS hap emision politik në TVSH

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza i është rikthyer sërish medias pas disa viteve mungesë për shkak të impenjimeve në politikë si deputet i PS nga viti 2013 – 2017.

Emisioni quhet ‘Dita 8’ dhe do të transmetohet çdo të hënë në RTVSH2 në orën 20.30.

Në fokus të emisionit janë ngjarjet kryesore që kanë dominuar javën pasardhëse.

Peza nuk u kandidua sërish nga PS në Zgjedhjet e Përgjithshme pas një skandali, ku dyshohet se bashkëshortja e tij ka blerë aksione të një banke të nivelit të dytë për 1 milion euro.

Të fundit