Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Ish-deputeti i PS i bashkohet protestës te Teatri, apel Ruçit, Braçes dhe Majkos: Të merret vendimi që del për 20 min
Ish-deputeti i PS, Arben Malaj, një kritik i hapur thashmë ndaj mazhorancës, i është bashkuar protestës së artistëve dhe qytetarëve te Teatri Kombëtar. Ata po konfrontohen me policinë prej mëngjesit kundër projektit të shembjes së godinës.
Të pranishëm janë edhe përfaqësues të politikës, mes tyre edhe ish deputeti Malaj.
Ai u ka bërë thirrje figurave kryesore të PS që të ndërhyjnë për të larguar policinë dhe tyë marrin një vendim për qetësimin e situatës.
“Ministrja e Kulturës të kërkojë urgjentisht të largojë policët nga rrethimi i këtij institucioni.
Ministri Majko dhe socialisti shumë i mirë Erion Brace të kërkojnë vendim qarkullues që për të gjithë periudhën sa të ketë kontratë për fillim punimesh të bllokohet aktiviteti në teatër dhe rrethimi nga policia. Të dyja palët të gjejnë pozicion qetësimi. Kjo mund të bëhet me akt normalit qarkullues. Nëse Majko dhe Brace e duan këtë vend ajo bëhet gati për 20 minuta, kjo i jep policisë të luftojë kundër krimit.
Nëse qeveria nuk e bën dot këtë gjë është në detyrimin moral të Gramoz Rucit të mbledhë deputetët që janë në pushim dhe të marrë një ligj vetëm me një paragraf: Ndalo ndërhyrja te teatrit”, u shpreh Malaj.