Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS ironizon ERTV-në e Ramës: Ky është thelbi pse Shqipëria nuk bëhet

Ish-deputeti i PS, Andis Harasani risjell në vëmendje një histori të para tetë viteve të ish-presidentit të SHBA, Barcak Obama dhe njërit prej njerëzve më të afërm të tij.

Ndërsa diskutonin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje dhe propozimi i Rhodes për të hapur një kanal tv, Obama theksoi se “s’ka kongres në botë që do aprovonte kërkesën për fonde qe financojnë një kanal qeveritar”,  shkruan Harasani, sipas të cilit ky është edhe thelbi se pse Shqipëria nuk bëhet, duke ironizuar kanalin televiziv online në Edi Ramës, ERTV.

“Historia e 8 viteve te presidences se Obames e treguar prej njerit prej njerezve me prane Obames.

Me pelqeu shume, ndoshta dhe sepse mendoj e besoj vete qe Obama eshte njeri prej presidenteve me te mire te SHBA.

Gjithsesi ka nje moment pergjate librit qe me ngeli ne mendje.

Kur po diskutonin Obama dhe Rhodes per nderhyrjen ruse ne zgjedhje dhe se cmund te bente Obama, Rhodes me shaka i thote se mund te hapte nje kanal TV.

Dhe Obama pasi qesh i pergjigjet: ska kongres ne bote qe do me aprovonte kerkesen per fonde qe financojne nje kanal qeveritar.

Ngrej koken nga libri ne keto momente dhe shoh me TV, nje nga kanalet kryesore shqiptare qe me pamje te mara nga ERTV i benin lavde nje autoshkolle, me fal, nje figure te larte qeverie.

Dhe ketu qendron thelbi se pse Shqiperia nuk behet!”, shkruan ish-deputeti socialist.

Të fundit