Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS kërkon vajzën e Ismail Kadaresë në postin e ministres së Jashtme: E meriton!

Ish-deputeti i PS kërkon vajzën e Ismail Kadaresë në postin

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andi Harasani ka vlerësuar figurën dhe aktivitetin diplomatik të Besiana Kadaresë, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare.

Nëpërmjet një komenti në ‘Twitter’, ku Kadare kishte publikuar foto me ministrin e ri të Jashtëm të Armenisë dikur ambasador në OKB, Harasani thotë se shpreson që edhe ambasadorja jonë në OKB do të ndjekë të njëjtën rrugë si kolegu armen.

“Shpresoj dhe lutem që edhe ti të ndjekësh rrugën e tij dhe të bëhesh ministre e Jashtme e Shqipërisë. E meriton!”, - shkruan Harasani në foton e Kadaresë.

Besiana Kadare është ambasadore e Shqipërisë në OKB dhe më parë ka shërbyer si ambasadore në UNESCO.

Të fundit