Ish-deputeti i PS për përjashtimin e Gjetanit: Kjo tregon mungesën e seriozitetit të Ramës në luftën me krimin

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj ka reaguar për përjashtimin e Gjetan Gjetanit nga grupi parlamentar socialist. Ndocaj thotë se ky vendim tregon mungesën e seriozitetit të kryeministrit Edi Rama në luftën kundër krimit.

Ndocaj sulmon në reagim edhe deputetin tjetër të PS, Pjetin Ndreu, që e konsideron “lëpirës” të Ramës.

Reagimi:

Kryeministri, përmes një shoë mediatik, përjashtoi nga radhët e grupit parlamentar, deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, i cili, ndryshe nga servili Pjerin Ndreu, nuk bëri “lojën” e Ramës, por me të drejtën që i kanë dhënë qytetarët përmes mandatit, ngriti shqetësimin e kriminalitetit në zonën e tij. Kjo tregon se sa shumë e “lufton” krimin Edi Rama, i cili ka kurajon të përjashtojë edha ata pak deputetë që nuk i bythëlëpihen atij, siç është Gjetan Gjetani. Të mendosh se në Shqipërinë e 2018-s, një deputet, përjashtohet vetëm e vetëm se ngre zërin në mbrojtje të interesave të komunitetit që ai përfaqëson, është sa e trishtueshme, aq dhe alarmante për standardin e vlerave të demokracisë si dhe për perspektivën europiane të proceve integruese, në të cilat vendi ynë rropatet prej më shumë se dy dekadash nga politikanë të lidhur me mafian dhe krimin në vend. Shqipëria është në rrezik të madh, ndaj është detyra jonë të ngrihemi dhe të largojmë sa më parë këtë shpurë qeverisëse dhe të rikthejmë besimin e shqiptarëve në aspiratën e kahmotshme për integrim në familjen e vlerave të përbashkëta.