Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS rrëfen si u “përplas’ në telefon me Edi Ramën: Më tha idiot, malok, i trashë…

Ish-deputeti i PS, Eduard Ndocaj ka rrëfyer një nga debatet dhe ‘përplasjet’ që ka patur me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Ndocaj, i cilësuar edhe si një nga kritikët e qeverisë ku më parë ishte pjesë e saj, ka treguar një telefonatë të ‘acaruar’ mes tij dhe Ramës, pasi kishte mbajtur një qëndrim kundër lidhur me çështjen e plehrave në atë kohë.

“Ishim në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe po diskutonim për çështjen e plehrave. Po i binte telefonit ky sepse unë kisha bërë një artikull në një gazetë edhe pse isha deputet i PS dhe kundërshtoja dhe akuzoja”, tha Ndocaj, i cili tha se gjatë bisedës prej 30 minutash, Rama nuk i kurseu edhe ofendimet ndaj tij.

“Unë ia mbylla telefonin dhe i shkruaj: Kush jeni ju, se jam i zënë. Ai ma ktheu: Jam Kryeministri, dil zhbllokohu. Më thotë Shalsi me kë po flet? I thashë me Kryeministrin. Dil jashtë më tha se ndërpresim mbledhjen. Prita derisa mbaroi mbledhja dhe bëmë debat gati gjysmë ore në telefon dhe pastaj i thashë ta mbyllnim se po vij te Kryeministria. Jo më tha, s’dua të të shoh më në Kryeministri. Madje, më tha idiot, malok, i trashë”, tregoi më tej Ndocaj.

Të fundit