Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ish-deputeti i publikon dokumentet Xhaçkës: Nëna jote trafikoi jetimët; ti u rrite me paratë e të dashurit
Ish-deputeti Klevis Balliu në një reagim në Facebook ka akuzuar Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se është rritur me paratë e të dashurit dhe se nëna e saj ka trafikur fëmijë jetimë.
“Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali. Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës”, shkruan Balliu.
Më tej ai shton se nëna e Xhaçkës, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e tij. Këtë akuzë ai shprehet se e mbron me dokumente të cilat i ka bërë publike.
Reagimi i Balliut:
Meqë mu drejtove si çuni i Fahriut po të drejtohen si goca Tashës.
Atëherë dhe unë po të përgjigjem siç ti e meriton shoqja Xhaçka.
Ti shoqja Xhaçka e ke komunizmin në gjak dhe për këtë ka fakte.
Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.
Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali.
Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës.
E frymëzuar nga misioni komunist i nënës tënde kur u ktheve në atdhe fillove punë në parti.
Dhe sot si një komuniste e vogël, e rritur me krim dhe pushtet, e ke mbushur Ministrinë e Mbrojtjes me njerëz të shkolluar me profil “sigurimi” ku mësoheshe si të luftosh forcat e NATO-s apo dhe si të urresh forcat e NATO-s.
Ti zonja Xhaçka drejton sot Ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s, e që është një turp për Shqipërinë.
Dhe ti moj gocë e krimit kërkon të mbrosh sigurinë e vendit!
E kush?
Ti që je lindur në krim, je rritur në krim dhe punon për krimin.
Më poshtë janë dhe dokumentat dhe faktet për çka shkruaj më sipër.