Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i Shkodrës: Teksti i largimit të Pjetrit, si i Rroshit, Ndokës e Xhafës

Ish-deputeti i PD në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia është i bindur se Edi Rama është i bindur se Edi Rama ka qenë i informuar për të kaluarën e Valdrin Pjetrit.

Për të, promovimin e personazheve me të kaluar të dyshimtë nga Rama, është pjesë e strategjisë së tij, pasi “nuk jeton dot pa patur pranë persona të inkriminuar”.

“Largimi i Edi Rames eshte detyrim qytetar, por edhe sherbim jetik qe i behet vendit e qytetareve shqiptare. Shqiperia nuk mund te mbetet me peng i nje njeriu qe karrigen e siguron duke promovuar llumin e shoqerise!”, mbyll Spahia postimin në Facebook.

Statusi i plotë:

KUR RAMA VETERICIKLOHET

Pas doreheqjes se Valdrin Pjetrit, askush nuk ka me dyshim se përzgjedhja e kandidateve te inkriminuar ka qene nje akt plotësisht i vetëdijshëm i Edi Rames. Skenari është copy-paste, ai qe kemi pare me cdo te ngjashëm: ne fillim e kane mohuar me force, pas tyre edhe Edi Rama qe i ka mbrojtur.

E kur dokumentet kane dale ne drite, ka ardhur dorëheqja si akt "reflektimi qytetar" per te "ruajtur" imazhin e partise e sqaruar pozicionin ligjor per shkak te "gabimeve te rinise". Teksteve te Elvis Roshit, Arben Ndokes, Geron Xhafes etj thjesht u eshte ndryshuar emri dhe kjo do te thote se cdo emërim ka qene pjese e strategjise se ketij kryeministri ilegjitim qe nuk jeton dot pa patur pranë persona te inkriminuar! Doreheqja nga halli nuk eshte aspak akt qytetar por konfirmim diskreditimi i nje modeli qe duhet ç’rrënjosur sa me pare!

Largimi i Edi Rames eshte detyrim qytetar, por edhe shërbim jetik qe i behet vendit e qytetareve shqiptare. Shqipëria nuk mund te mbetet me peng i nje njeriu qe karrigen e siguron duke promovuar llumin e shoqerise!

Të fundit