Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti: Katër arsyet pse TIA mbështet ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Ish-deputeti Sherefedin Shehu ka komentuar reagimin ku Tirana International Airport (TIA) përshëndeste ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

“Lajmi i fundit eshte se edhe koncesionari i Aeroportit te Rinasit qenka gezuar per ndertimin e Aeroportit te Vlores dhe i ka uruar atij suksese. Ky koncesionar, ndonese eshte Kinez i regjistruar ne parajsat fiskale, vazhdon te mbaje emrin e bukur "Tirana Airport Partners" (TIA) qe i kishin vene Gjermanet te cilet i perzuri Rama. Shume media e kane postuar lajmin e gezimit te TIA me nentekstin se "Si eshte e mundur" qe nje kompani te gezohet qe do te kete rival”, shkruan Shehu në rrjetin social Facebook.

Më tej, ish-deputeti jep edhe arsyet se pse, sipas tij, TIA mirëpret vendimin për ndërtimin e një aeroporti të ri në vend.

“TIA-n e kinezeve ky eshte nje gezim i madh, sepse:

  1. TIA eshte dhe do te mbetet i vetmi aeroport nderkombetar i Shqiperise dhe askush tjeter nuk mund ti prishe pune.
  2. Me lejimin e venies ne pune te Aeroportit te Kukesit TIA-s i eshte zgjatur 2 vjet kontrata e koncesionit.
  3. Me fillimin e punes ne Aeroportin e Vlores, TIA-s i zgjatet kontrata e koncesionit edhe 4 vjet e giysem.
  4. Keto vite te zgjatjes se kontrates te shprehura ne fitime per TIA jane 100 milione Euro.

Atehere pse te mos gezohet TIA per fillimin e Aeroportit te Vlores?”, mbyll reagimin e tij Sherefedin Shehu.

Të fundit