Ish-deputeti kujton ‘fijet’ që e lidhin me 2 korrikun: Pse nuk ika me miqtë e mi, që jo të gjithë ia dolën

Nënkryetari i PD, Edi Paloka është kthyer vite pas në kohë dhe përkujton sot 2 korrikun, ditën historike kur më 1990 mijëra shqiptarë u futën masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë.

2 korriku shënon një nga ngjarjet më të mëdha politike dhe të bujshme në fundin e regjimit komunist, që i dha grushtin e fortë diktaturës.

Në një status në facebook, Paloka kujton se si miqtë e tij u larguan përmes ambasadave, ndërsa jo të gjithë ia dolën.

Po ashtu, ai thekson se qeveria aktuale po rrezikon ta rikthejë vendin sërish në ato vite, referuar nga zgjedhjet e fundit vendore, pa opozitën.

Statusi:

2 korrik 1990 !
Gjithnje 2 korrikun e kam kujtuar me nje perzjerje sentimentesh per shkak se fijet qe me lidhin me te jane me shume se nje!
Pothuajse te gjithe miqte e mi te asaj kohe u larguan me ambasadat. Disa prej tyre ishin nga ata qe thyen e kapercyen muret te paret. Disa prej tyre nuk i kam takuar me! Disa te tjere nuk do ti takoj dot me kurre sepse jo te gjithe ja dolen ne te papriturat e jetes se re.
Une nuk munda per arsye personale, te shkoja me ta!
Ne qe mbetem , per pak kohe na u duk vetja te humbur pergjithnje. Ata qe iken ishin zemra e reagimit kunder rregjimit ne ate kohe ( kishin ndodhur ngjarjet ne Shkoder e Kavaje dhe protesta e heshtur me 28 janar ne Tirane).
Gjithnje 2 korrikun e kam kujtuar me mall e respekt, jo vetem per miqte e mi po per gjithe ata guximtar qe thyen te paret “murin shqiptar te izolimit”.
Sot, per fat te keq, tjeter arsye ma solli ne mend; monstra e re , kelyshi i atyre qe izoluan e dhunuan shqiptaret per 50 vjet, po kerkon te na riktheje ku kemi qene. E kjo jo vetem ne syte po ndonjehere dhe me “buzeqeshjen” e atyre qe dikur hapen dyert e ambasadave per te pritur mijera shqiptare.
Uroj te mos ju duhet ta bejne prape…