Flash News

KRYESORE

Ish deputeti: Ky është truproja i Ramës, Shefi i Rendit që dhunoi protestuesit në Elbasan

Ish deputeti: Ky është truproja i Ramës, Shefi i Rendit që

Ish-deputeti Luçiano Boçi denoncon me foto se Shefi i ri i Rendit, i akuzuar si dhunues i protestuesve në Elbasan ka qenë truproja i kryeministrit Edi Rama.

Sipas ish deputetit, bëhet fjalë për Armand Muçën, ndërsa i publikon foto të tij, jo vetëm nga protesta e fundit, por edhe krah Ramës.

Denoncimi:

BADIGARDI I RAMËS QË U BĒ SHEF

Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit.

I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo.

Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet.

Po cili është ky personazh?

Është ARMAND MUÇA.

Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës.

Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës.

E ç’pritet nga ky tipi?

Ka ardhur në Elbasan me mision.

Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera.

Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat.

Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.

Të fundit