Flash News

KRYESORE

Ish deputeti: Marrëzia e radhës e kryeministrit, shkolla kundër universitetit e anasjelltas

Ish deputeti: Marrëzia e radhës e kryeministrit, shkolla kundër

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me protesten që po zhvillohet prej dy ditësh pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, lidhur me një tokë ku pretendohet të ndërtohet një shkollë 9-vjeçare.

Boçi shprehet se në këtë pikë kanë shkuar gjërat në vendin tonë të marrë peng nga marrëzia, ku Rama shkollën e lëshon kundër Universitetit, e anasjelltas.

Postimi i plotë:

Në këtë pikë kanë shkuar gjërat në vendin tonë të marrë peng nga marrëzia.

Rama, Shkollën e lëshon kundër Universitetit e anasjelltas.

Dijen kundër Arsimimit.

Studentët i ndërsen kundër Pedagogëve.

Studentët kundër Studentëve.

Pedagogët kundër Pedagogëve.

Artistët kundër Artistëve.

Policinë e shtetit kundër Shtetit.

Shtetin kundër Qytetarëve.

Parlamentin kundër Demokracisë.

Vetë rri e bën zogun e Tunës!

Konflikti social që pushteti mbjell, për hir të interesave të tij, është sot gardhi që ruan vathën e pushtetit.

Shkollën, pushteti po e përdor si gozhdën e Nastradinit, për të rrëmbyer fidanishten e UBT.

Është sebepi i bukur, i aferës së qelbur.

I merr asaj territorin, sepse realisht meraku nuk është tek shkolla. Jo.

Meraku është PPP-ja.

Sepse aty e kërkon PPP-sti.

Ndryshe nuk e bën. Sepse aty janë interesat.

Ndërkohë tepron dhe territor për më vonë.

Grabitja dhe goditja e Universiteteve publike, e pronave të tyre, e aseteve të tyre intelektuale e njerëzore, është projekti psikik famëkeq i njeriut që dijen e ka fobi dhe hajdutërinë mani.

Të bëhemi bashkë për ti thënë NDAL, grabitjes, mashtrimit, shkatërrimit, në 13 prill!

Të fundit