Ish deputeti: Në shtator nisin protestat, pa mund nuk rrëzohet asgjë

Shtatori pritet të jetë një muaj protestash për opozitën.

Këtë lajm e bëri të ditur ish deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24.

“Beteja për demokracinë, nuk ndodh aq shpejt, me mendje do e kishim rrëzuar që në protestën e pare. Pa mund nuk rrëzohet asgjë. Maduro në Venezuelë, i ka dalë e gjithë bota kundër, do rrëzohet, nuk ka jetë. Ai vijon, se një pushtet autoritar vijon mban njerëz kërcënon, edhe këtu Rama me lekët e drogës e kërcënime, dhe largime masive është një njeri pa oksigjen më i dobët se kurrë. shqiptarët dolën masivisht në protesta. Ne do vijojmë protestat, në shtator rifillojmë. Është folur për narkoshtet mes Europës. Largimi i tij hap rrugën e shpresës, njerëzve sot iu mungon buka e përditshme.” u shpreh Bumci.

Sipas Bumçit, Shkodra është një krizë e vogël në krahasim me ngërçin që ka kapluar vendin.

Ai akuzoi kreun e qeverisë se prej vitesh ka persekutuar bashkitë e djaththa duke iu hequr fondet apo duke I minimizuar skajshëm ato.

Gjithashtu, Bumçi foli edhe për dosjen 184, për të cilën ai tha se zgjidhja është vetëm politike, pasi sipas tij, prokuroria dhe drejtësia janë të kapura.

“U përmend dosja e Dibrës, janë përgjime zyrtare të Prokurorisë, kanë tre vjet që i mbajnë. Pse Rama duhet të fitonte me cdo kusht Dibren ne 2016, sepse do të marrë gjithcka. Zgjidhja është politike, nuk ka shpresë që zgjidhja të vijë nga drejtësia. Kjo dosje ka 3 vjet, Arta Marku duhet të bënte gjithcka që ajo të hetohej. Në Shkodër, Pjetri doli i dënuar për trafik droge. Kjo nuk është rrufe në qiell të hapur, patën në këto vite, drejtore me më shume të drejta se deputetet. Rama ka sjell një armatë njerëzish të dënuar, që venë në lëvizje rrjetin kriminal, burimin e drogës. kjo është kriza e Shqipërisë”, tha Bumçi.