Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti paralajmëron: Fakte tronditëse do dalin për Ulsi Manjën dhe shokët e tij

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari i ftuar në rubrikën “Opinion” ka paralajmëruar se fakte tronditëse do të dalin për Ulsi Manjën dhe persona të tjerë nga radhët e Partisë Socialiste.

Më tej ish-deputeti theksoi se Komisioni Hetimor nuk mund të shkarkojë Presidentin.

“Ne nuk kemi frikë askënd për të garuar në një proces të drejtë zgjedhor. Gjithë kjo strukturë është e kriminalizuar nga Rilindja. Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture. Komisioni Hetimor nuk e shkarkon Metën. Ulsi Manja me shokë do jenë vetë të pandehur, sepse janë kapur në përgjime. Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli”, tha Braimllari

Kujtojmë se gazeta gjermane ‘Bild’publikoi përgjime të bujshme që tregojnë socialistët duke bërë pazare për blerjen e votave.

Endrit Braimllari

Të fundit